HomeKronikeEMRI/Aksident në Lushnjë, makina përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, humb jetën 43-vjeçari

EMRI/Aksident në Lushnjë, makina përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, humb jetën 43-vjeçari

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit (2 qershor) në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari.

Viktima është identifikuar si Ernis Xhumari, i cili humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident pranë rrethrrotullimit të Plasmasit.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi.

Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të dëmtuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular