HomeKronikeTentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, por u aksidentua për vdekje, 43-vjeçari,...

Tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, por u aksidentua për vdekje, 43-vjeçari, vëllai i zv.ministres së Mjedisit

Advertismentspot_img

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me 43-vjeçarin Ernis Xhumari, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Lushnjë. Mësohet se viktima është vëllai i zëvendësministres së Mjedisit, Elda Xhumari.

43-vjeçari, sipas policisë, kishte kryer manovra të rrezikshme dhe kishte bërtitur para komisariatit të Lushnjës. Pasi pikasi patrullën, thuhet se 43-vjeçari ka nisur të lëvizë me shpejtësi dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur.

Goditja ka qenë fatale, duke i marrë jetën Xhumarit.

Lushnjë/ Informacion paraprak
Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.

Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular