HomePolitikeBen Blushi: S'kam parë kurrë kaq helm në faqen time, por dhe...

Ben Blushi: S’kam parë kurrë kaq helm në faqen time, por dhe në shumë të tjera sa sot. Nëse ju jeni protestues, pra nëse keni kaq shumë urrejtje na presin ditë të këqija nga ky brez

Advertismentspot_img

Ben Blushi protestuesve të zogjëve: Injorantë me plan, keni urrejtje! Një injorant me plan, mund 100 te mencur pa plan, por fund ështe i keq

Ish deputeti Ben Blushi ka reaguar në rrjetet sociale për gjuhën e urrejtjes që përdoret kundër atyre që nuk e mendojnë si protestuesit e flamingove.

Në postimin e tij Blushi shkruan:

“Nuk kam pare kurre kaq helm ne faqen time por dhe ne shume te tjera sa sot. Nese ju jeni protestues pra nese keni kaq shume urrejtje na presin dite te keqija nga ky brez.

Une i takoj brezit qe shembi komunizmin ne vitin 90. Isha student kur dola te qyteti studenti por megjjthese ne jetonim shume me keq se ju, ishim shume me te varfer dhe ishim mbyllur ne nje kafaz per 50 vjet nuk kishim urrejtje dhe prandaj ai revolution e ndryshoi Shqiperine, kurse ju megjithese keni buke me shume se ckishim ne, keni makina dhe celulare qe ne nuk i kishim, keni pune dhe mundesi per te zgjedhur qe ne nuk i kishim, keni nje urrejtje qe sipas meje buron vetem nga injoranca.

Kjo eshte gjeja qe une kam me shume frike. Asgje nuk me ka trembur me shume ne jete sesa injoranca. I besoj nje shprehje qe thote se nje injorant me plan, mund 100 te mencur pa plan. Shpresoj shume qe ky mos jete rasti dhe kjo proteste e bukur mos kthehet ne arme te injoranteve me plan. Ka qindra arsye per te protestuar sot ne Shqiperi dhe nevoja per te shfryre eshte shume e madhe por nese ky duf drejtohet nga hakmarrja dhe injoranca qe jane dy prinderit e deshtimit, do jete shume keq”, shkruan Blushi

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular