HomeSportPërjashtoi Bajramin nga Europa, e ardhmja e Brojës në dorën e njeriut...

Përjashtoi Bajramin nga Europa, e ardhmja e Brojës në dorën e njeriut që kërkoi ndihmën e policisë

Advertismentspot_img

Rasëll Martin ishte trajneri që e la Nedim Bajramin jashtë listës së Ligës së Europës, për sezonin që sapo u mbyll. Ish-tekniku i Rejnxhërs preferohet tashmë për stolin e Bërnlit ku luan Armando Broja

Martin rezultoi dështim te Rejnxhërs duke drejtuar vetëm 17 ndeshje, teksa shkarkimi erdhi në tetorin e kaluar. Madje pas barazimit 1 me 1 ndaj Falkirk, tifozët e Rejnxhërs u mblodhën për të kërkuar llogari. Për këtë ishte trajneri Martin, me makinë personale, që kërkoi një eskortë policie.

Sa i përket futbollit anglez do të ishte rikthim për të. Më parë ka drejtuar te Suansi dhe Sauthempton.

E ardhmja e Brojës do të ishte në dorën e Martin. Nëse ky i fundit e preferon, atëherë Broja do të luajë në Championship përgjatë edicionit të ardhshëm.

Përndryshe për sulmuesin shqiptar me shumë gjasa do të preferohet huazimi. Rreth 20 milionë paund janë harxhuar nga Bërnli për Brojën dhe kontrata afatgjatë bën që palët të mos nxitohen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular