HomeBotaVIDEO/Shembet hoteli historik 19-katësh në Teksas, nis projekti i ri prej 500...

VIDEO/Shembet hoteli historik 19-katësh në Teksas, nis projekti i ri prej 500 milionë dollarësh

Advertismentspot_img

Një nga hotelet më të njohura dhe simbolike të Arlingtonit, në Teksas, u shemb brenda pak sekondash nëpërmjet një shpërthimi të kontrolluar, duke i hapur rrugë një projekti të ri gjigant urban dhe turistik.

Ish-hoteli Sheraton Arlington, një godinë 19-katëshe e hapur në vitin 1984, u rrëzua në orën 08:30 sipas kohës lokale, nën masa të rrepta sigurie dhe me mbylljen e përkohshme të rrugëve përreth. Shembja shënon fundin e më shumë se katër dekadave aktivitet për hotelin, i cili ishte kthyer në një pikë referimi për qytetin.

I vendosur pranë disa prej atraksioneve më të rëndësishme sportive dhe argëtuese të zonës, përfshirë Globe Life Field, AT&T Stadium dhe Six Flags Over Texas, hoteli kishte mbyllur dyert më herët gjatë këtij viti në kuadër të planeve për rindërtim.

Në vend të tij do të ngrihet kompleksi i ri “Americana by Loews Hotels”, një investim që kap vlerën e mbi 500 milionë dollarëve. Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli modern me 507 dhoma, 39 suita dhe mbi 83 mijë metra katrorë hapësira të dedikuara për konferenca, aktivitete biznesi dhe evente të mëdha.

Sipas planifikimeve, kompleksi i ri pritet të përfundojë dhe të hapë dyert për vizitorët në fund të vitit 2028 ose në fillim të vitit 2029. Ai do të jetë prona e tretë e madhe e zinxhirit hotelier Loews në zonën turistike të Arlingtonit.

Autoritetet lokale e konsiderojnë projektin si pjesë të një strategjie më të gjerë për forcimin e turizmit dhe industrisë së konferencave, veçanërisht në prag të ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare që pritet të zhvillohen në rajon, përfshirë FIFA World Cup 2026.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular