HomePolitike18 pyetjet e Bujar Leskajt në Komisionin e Ekonomisë mbi raportin e...

18 pyetjet e Bujar Leskajt në Komisionin e Ekonomisë mbi raportin e INSTAT

Advertismentspot_img

Pyetjet e deputetit dhe anetarit te Komisionit te Ekonomise Bujar Leskaj me 9 qershor 2026, ne Komisionin e Ekonomisë, Kuvend :
Pyetje mbi raportin e INSTAT…

  1. Sa i pavarur ka qenë realisht INSTAT në ushtrimin e veprimtarisë së tij gjatë vitit 2025? A ka funksionuar institucioni në përputhje me parimin e pavarësisë profesionale të parashikuar nga standardet evropiane dhe Kodi Evropian i Praktikave Statistikore?
  2. Si e vlerësoni shqetësimin e ngritur nga Komisioni Evropian në faqen 60, paragrafi i parë, të Progres Raportit për vitin 2025, ku cilësohet se “Etiketimi i të dhënave të GFS, të paraqitura nga INSTAT në Eurostat si “të papublikueshme” vazhdon të ngrejë shqetësime të forta mbi transparencën e institucionit”?
  3. A janë publikuar të gjitha statistikat sipas kalendarit zyrtar? Sa raste vonesash ka pasur gjatë vitit 2025 dhe cilat kanë qenë arsyet konkrete të tyre?
  4. A ka pasur ndërhyrje ose presione politike në publikimin e të dhënave statistikore? Çfarë mekanizmash ka përdorur institucioni për të garantuar mbrojtjen e procesit statistikor nga ndikimet e jashtme?
  5. A ka kapacitete të mjaftueshme profesionale institucioni? Pse Komisioni Evropian në faqen 59, paragrafi i fundit, të Progres Raportit për vitin 2025, ngre shqetësimin se “INSTAT vazhdon të përballet me kufizime në kapacitete dhe largime të stafit”.
  6. Sa transparente kanë qenë metodologjitë e përdorura? A janë bërë publike në mënyrë të plotë metodologjitë për treguesit kryesorë ekonomikë, socialë dhe demografikë? Studjuesit, vendas dhe të huaj, që përdorin të dhënat e INSTAT, shprehin shumë shqetësime për informacionin e mangët të ofruar nga insitutcioni, lidhur me metodologjitë e përdorura.
  7. Si shpjegohet diferenca mes perceptimit të qytetarëve dhe jo vetëm atyre, por edhe të shumë studjuesve, që disa treguesve zyrtarë të INSTAT janë larg realitetit? Në fusha si papunësia, varfëria, emigracioni dhe niveli i jetesës, a i ka analizuar INSTAT arsyet pse perceptimi publik shpesh ndryshon nga rezultatet statistikore të institucionit?
  8. Sa i saktë është vlerësimi i popullsisë rezidente të Shqipërisë? Duke pasur parasysh emigracionin e vazhdueshëm, cilat metoda janë përdorur për të garantuar saktësinë e projeksioneve demografike?
  9. A janë përmirësuar statistikat mbi emigracionin? A arrin sistemi aktual statistikor të pasqyrojë me saktësi largimet afatgjata të qytetarëve shqiptarë dhe ndikimin e tyre në strukturën e popullsisë?
  10. Sa të besueshme janë statistikat e tregut të punës? A përputhen të dhënat mbi punësimin dhe papunësinë, me zhvillimet reale të tregut të punës dhe me informacionin e institucioneve të tjera publike?
  11. A e ka rritur INSTAT cilësinë e statistikave rajonale? Sa të detajuara janë të dhënat për qarqet, bashkitë dhe zonat rurale, duke pasur parasysh nevojën për politika zhvillimore territoriale?
  12. Sa efektiv ka qenë përdorimi i teknologjisë dhe digjitalizimit? A kanë sjellë investimet në teknologji përmirësime konkrete në mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e statistikave? Pse Progres Raporti 2025 i Komisionit Evropian shprehet se “Për statistikat e biznesit, prodhohen statistika afatshkurtra, por disa grupe të dhënash ende nuk i transmetohen Eurostat-it”.
  13. Pse Komisioni Evropian thote ne Progres Raport 2025 se “Statistikat bujqësore janë pjesërisht të përafruara me acquis të BE-së”?. Pse regjistrimi i bujqësisë është shtyrë për këtë vit?
  14. Pse Komisioni Evropian thote Statistikat mjedisore janë pjesërisht të përafruara me acquis të BE-së? Kur do te filloni përpilimin e Llogarive të Sektorit të Mallrave dhe Shërbimeve Mjedisore dhe Llogarive të Shpenzimeve të Mbrojtjes së Mjedisit?
  15. Pse Komisioni Evropian thote ne Progres Raport 2025 se “Statistikat e energjisë janë pjesërisht të përafruara”?
  16. Sa i aksesueshëm ka qenë institucioni për studiuesit dhe publikun? A ka lehtësuar INSTAT aksesin në bazat e të dhënave, dokumentacionin metodologjik dhe informacionin statistikor për kërkuesit shkencorë dhe median?
  17. Cilat kanë qenë rekomandimet e organizatave ndërkombëtare dhe sa prej tyre janë zbatuar? A janë adresuar gjetjet dhe rekomandimet e Eurostat-it, Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare?
  18. Si matet ndikimi real i punës së INSTAT-it? Përtej numrit të publikimeve dhe anketave të realizuara, si vlerësohet ndikimi i statistikave në hartimin e politikave publike, në vendimmarrjen ekonomike dhe në informimin e qytetarëve?
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular