Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në A2 CNN, “Ditari i Pasdites” me gazetarin e mirënjohur Pandi Gjata me fokus mbi zhvillimet pas-zgjedhore në Kosovë, të reflektuara në rezultatin përfundimtar, rezultat që nuk mundëson qeverisjen si të vetëm për secilën prej partive politike Shqiptare.
Gjinali nënvizoi rëndësinë e rezultatit zgjedhor duke e konsideruar si një fitore të demokracisë dhe mesazh i qartë i votuesit Kosovar për të diktuar pozitivisht palët politike drejtë konsensusit që do të drejtonte në institucione të qëndrueshme dhe me një ushtrim të qartë të pushtetit dhe përgjegjësisë shtetërore, gjithashtu.
Pjesëmarrja e ulët në







