Botërori 2026, edicioni më i madh në histori për numrin e skuadrave pjesëmarrëse është tashmë në prag të derës.Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në 3 vende të ndryshme në 2 ditë dhe protagonistë do të jenë si gjithnjë vendet pritëse të eventit.
FIFA bëri të ditur se plot 900 persona do të jenë të përfshirë në organizimin e të gjithë kësaj. Organizimi i ceremonisë së hapjes i është besuar Balich ëonder Studio, agjenci milaneze e specializuar në ideimin dhe projektimin kreativ të eventeve të mëdha të këtij lloji. Në krye të agjencisë është Marco Balich, që është marrë më parë edhe me ceremonitë hapëse të Lojërave Olimpike dhe atë të Botërorit 2022 në Katar.
Programi
Ditët për t’u shënuar në kalendar për startin e eventit janë; 11 qershori në Meksikë dhe 12 qershori në Kanada dhe SHBA
11 qershor, Meksikë
Vendi: Stadiumi Azteca di Città del Messico
Ora: 11.30 lokale (19.30 në Evropë)
Të ftuar: Shakira me Burna Boy për këngën zyrtare “Dai”, Alejandro Fernández, Belinda, Danny Ocean, J Balvin, Lila Doëns, Los Ángeles Azules, Maná e Tyla.
Ndeshja hapëse : Meksikë-Afrika e Jugut- ora 13.00 lokale – 21.00 në Evropë
12 giugno, Kanada Canada
Vendi: BMO Field i Torontos
Ora: 13.30 lokale(21.30 në Evropë)
Të ftuar: Alanis Morissette, Michael Bublé, Alessia Cara, Elyanna, Jessie Reyez, Nora Fatehi, Sanjoy, Vegedream, ëilliam Prince.
Ndeshja: Kanada-Bosnje Herzegovina – ora 15.00 lokale- 23.00 në Evropë
12 giugno, SHBA
Vendi: SoFi Stadium di Los Angeles
Ora: 16.30 lokale (00.30 në Evropë)
Të ftuar: Katy Perry, Future, Anitta, LISA, Rema, Tyla (dhe të tjerë që nuk janë bërë të ditur)
Ndeshja: SHBA-Paraguay – ora 18.00 lokale- 02.00 në Evropë
Kuriozitete- Shakira bëhet e para dhe e vetmja artiste në historinë e botërorëve që ka krijuar dhe interpretuar himnin zyrtar të Kupës së Botës në 2 edicione të ndryshme. Pas supersuksesit te Waka Waka në 2010 në Botërorin e Afrikës së Jugut, ajo kthehet me këngën Dai Dai për edicionin 2026.
Për më tepër kjo është për momentin hera e vetme që ceremonia e hapjes do të mbahet në 3 qytete; në të gjitha edicionet e tjera kur botërori është mbajtur në dy vende kjo ceremoni është mbajtur në vetëm 1 stadium. Mundet që kjo formulë të ripropozohet edhe në 2030, edicionin e 100 vjetorit kur ndeshjet do të luhen në 6 vende; Spanjë, Portugali, Maroka dhe nga një ndeshje në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj për të bërë homazh në nder të edicionit të pare.
Dhe në fund, me këtë edicion, stadiumi Azteka në Meksiko bëhet i pari dhe deri në këtë moment i vetmi në historinë e botërorëve që pret 3 ceremoni hapjeje; 1970, 1986 e 2026.







