HomeSportKompleksit Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit i vihet emri "Shaban Uka", ...

Kompleksit Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit i vihet emri “Shaban Uka”, kryebashkiaku Rakip Suli: Mirënjohje për figurat që lënë gjurmë dhe frymëzojnë brezat

Advertismentspot_img

Kompleksi Sportiv pranë Liqenit të Paskuqani nga sot do te mbaj emrin e nje personaliteti te sportit banor i Bashkise Kamez. Lajmin e bukur e ndan per sportedashesit dhe qytetaret e Kamzes vet kryetari i Bashkise Rakip Suli.
“Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Kamëz, të datës 25.05.2026, sot, në praninë e familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij, u zhvillua ceremonia e vendosjes së emrit “Shaban Uka” Kompleksit Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit.
I nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Kamzës” në vitin 2021, Shaban Uka merr sot një tjetër vlerësim simbolik, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si volejbollisti i parë në historinë e Shqipërisë dhe për rolin e tij të çmuar në sportin shqiptar. Respekt dhe mirënjohje për figurat që lënë gjurmë dhe frymëzojnë brezat” – shkruan kryebashkiaku Rakip Suli.
“Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, zotit Rakip Suli, por dhe me vendim të Këshillit Bashkiak, ky park i bukur sportiv, do të ketë këtë emër të madh, duke nderuar një simbol si sportist dhe njeri, që shërben edhe si frymëzim për brezat. Shaban Uka ka lindur dhe ështe rritur në Kamëz, por edhe punoi për dhumë vite si mësues i edukimit fizik në këtë qytet. Mirënjohje kryetarit të Bashkisë dhe mikut tim Rakip Suli, që krahas ndryshimeve të shumta të infrastrukturës ne Kamëz, nuk e harron edhe sportin me investimet e stadiumit të ri, palestrave në shkolla, por dhe fushave dhe ambjenteve të reja sportive. Në kete ceremoni emocionuese ishin edhe yjet e tjerë të volejbollit shqiptar, Leonard Tase, Vojo Malo, Fatos Lulo, Adi Doçi, Stefan Cipa, Hasan Gurabardhi, Klodjan Kasa, etj. Në emisionin e së premtes, në ciklin “Rrëfim Kampionësh”, do të jetë i ftuar, “Mjeshtri i Madh” Shaban Uka, ku do të sjellim jo vetëm emocionet e kësaj dite, por dhe historinë e një jete

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular