HomeSportVideo/ Një nga perlat e këtij Botërori, shihni supergolin e shënuar nga...

Video/ Një nga perlat e këtij Botërori, shihni supergolin e shënuar nga ylli amerikan në sfidën kundër Paraguait

Advertismentspot_img

Giovanni Reyna realizoi një nga golat më të bukur të nisjes së Botërorit 2026, duke vulosur fitoren bindëse 4-1 të Shteteve të Bashkuara ndaj Paraguai në ndeshjen e parë të Grupit D.

Përballja e zhvilluar në një stadium të mbushur me rreth 70 mijë tifozë në Los Angeles u dominua nga amerikanët, të cilët ndërtuan epërsinë falë një autogoli të Bobadillës dhe dy realizimeve të Folarin Balogun. Paraguai ngushtoi diferencën në pjesën e dytë përmes Maurícios, por nuk arriti të rikthehej në lojë.

Momenti që elektrizoi tifozët erdhi në minutën e tetë shtesë. I futur në lojë vetëm pak minuta më herët, Reyna mori një pasim nga Alex Freeman dhe lëshoi një goditje spektakolare me pjesën e jashtme të këmbës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës për rezultatin përfundimtar 4-1.

Kliko këtu për golin.

Goli i mesfushorit amerikan u prit me ovacione nga publiku dhe pritet të renditet ndër realizimet më të bukura të fazës së parë të turneut. Me këtë fitore të thellë, SHBA-ja e nis në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Botërorin 2026, duke dërguar një mesazh të fortë për rivalët në Grupin D.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular