HomeKronikeDetaje të reja nga ngjarja në Mirditë/ U vra me armë zjarri,...

Detaje të reja nga ngjarja në Mirditë/ U vra me armë zjarri, viktima u gjet brenda automjetit të tij

Advertismentspot_img

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, në segmentin rrugor Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një shtetas brenda automjetit të tij.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Ai është konstatuar pa shenja jete në automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonte në momentin e ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular