HomeKronikeTragjedia në Ksamil/ 22-vjeçari humbi jetën pas përplasjes së mjetit lundrues me...

Tragjedia në Ksamil/ 22-vjeçari humbi jetën pas përplasjes së mjetit lundrues me skafin e Policisë Kufitare

Advertismentspot_img

Albiano Kreçi, 22 vjeç, ka ndërruar jetë në Gjirin e Ksamilit pas një aksidenti të rëndë në det. Sipas informacioneve paraprake, mjeti lundrues që ai po drejtonte është përplasur papritur me një skaf të Policia Kufitare e Shtetit në Sarandë, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit detar dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.

Njoftimi i policisë 

“Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular