Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “End Point”, një aksion i zhvilluar në kuadër të luftës kundër krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 7 persona, ndërsa 27 të tjerë janë proceduar penalisht.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Gjatë kontrolleve të kryera në disa ambiente të dyshuara se përdoreshin për mashtrime kompjuterike përmes thirrjeve telefonike, u sekuestruan një shumë parash në euro, e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal, 70 njësi kompjuterike dhe 49 telefona celularë.
Në pranga përfunduan katër shtetas shqiptarë, një shtetas nga Paraguai dhe dy shtetas nga Angola, të gjithë banues në Tiranë. Ndërkohë, Prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për 27 persona të tjerë, mes tyre edhe shtetas të huaj nga Brazili dhe Franca.
- Kush mban përgjegjësi për betonizimin dhe plehrat? Çobani: Mos u fshihni pas fjalës “shqiptarët”, fajin e kanë institucionet
Sipas hetimeve paraprake, personat e përfshirë dyshohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal, për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të përcaktuar rolin e secilit në këtë skemë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajan dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj).
Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i punës intensive për konstatimin e rasteve të përshtatjes së ambienteve të ndryshme, me pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet thirrjeve telefonike (call center), finalizuan operacionin e koduar “End Point”.
Në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u kryen kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publi







