HomePolitikeRama pritet nesër në Élysée nga Macron, në fokus integrimi europian i...

Rama pritet nesër në Élysée nga Macron, në fokus integrimi europian i Shqipërisë

Advertismentspot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë, ku më 22 qershor do të pritet në Pallatin Élysée nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Takimi mes dy liderëve është planifikuar të nisë në orën 13:00 në Paris dhe vjen në vijim të kontakteve të vazhdueshme diplomatike mes dy vendeve. Sipas njoftimit zyrtar, bisedimet do të fokusohen kryesisht në perspektivën europiane të Shqipërisë dhe ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në rendin e ditës pritet të jenë gjithashtu çështje të bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe arsimor, si dhe rritja e investimeve franceze në Shqipëri. Ndër projektet e përmendura është edhe krijimi i një liceu francez në Korçë, si dhe iniciativa të mbështetura nga Agjencia Franceze për Zhvillim në fushat e energjisë dhe mjedisit.

Takimi në Élysée përfshin edhe një drekë pune mes dy liderëve, ndërsa pritet që të bëhet një bilanc i projekteve ekzistuese dhe të diskutohen mundësi të reja bashkëpunimi në sektorë strategjikë si infrastruktura dhe mbrojtja.

Ky takim shihet si një tjetër hap në forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Parisit, në një moment kyç për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular