Argjentina është shkëputur në kreun e Grupit J të Botërorit me një fitore 2-0 ndaj Austrisë. Dhe ashtu siç pritej, gjithçka erdhi falë Lionel Mesit.
Në një sfidë që rezultoi mjaft e luftuar përtej rezultatit, ylli i Argjentinës fillimisht u bë protagonist duke shpërdoruar penallti që në minutat e parë të duelit. Por më pas ai shleu gjithçka me golin para fundit të pjesës së parë që i siguroi avantazhin ekipit të tij, teksa e bëri atë golashënuesin më të mitë të të gjitha kohëve të turneut.
Në pjesën e dytë, ishte Austria ajo që u shfaq më ngulmuese në kërkim të barazimit, por pa pasur shënjestrën e duhur para portës së Emiliano Martinez, duke mos ia dalë të gjente rrugën e rrjetës. Përkundrazi, me një zbritje të shpejtë ishte Mesi ai i cili shënoi edhe golin e tij të dytë personal, duke vulosur suksesin 2-0 që i siguroi Argjentinës kreun e grupit.
ARGJENTINË-AUSTRI 2-0
38′, 90’+5′ Mesi
Penalltia e fituar nga Lautaro Martinez (VIDEO)
Mesi humb penallti (VIDEO)
Goli i parë i Mesit (VIDEO)
Goli i dytë i Mesit (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE







