HomeAktualitetTragjedi në Gjermani, publikohen fotot e dy motrave kosovare që humbën jetën...

Tragjedi në Gjermani, publikohen fotot e dy motrave kosovare që humbën jetën në aksident

Advertismentspot_img

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani.

Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, nga Topanica e Kamenicës.

Pas ngjarjes së rëndë, familjarët kanë publikuar fotografitë e dy motrave, ndërsa në rrjetet sociale kanë ndarë mesazhe dhimbjeje për humbjen e tyre. “Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, ka shkruar një familjar i tyre.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, në aksidentin fatal kanë qenë të përfshira pesë automjete.

Dyshimet e para të hetuesve janë se shkak i përplasjes mund të ketë qenë një manovër gjatë ndryshimit të korsisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular