HomeAktualitetVIDEO/Tronditës, vrasja e oficerit të policisë në Kanada, momenti kur autori hap...

VIDEO/Tronditës, vrasja e oficerit të policisë në Kanada, momenti kur autori hap zjarr ndaj tij

Advertismentspot_img

Ky është momenti i rëndë kur oficeri i policisë humbi jetën gjatë një operacioni në Montreal të Kanadasë ditën e djeshme, ndërsa edhe autori i dyshuari u vra nga të shtënat e forcave të rendit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u përshkallëzua në shkëmbim zjarri. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal.

Dëshmitarë në vendngjarje raportuan momente paniku, teksa u dëgjuan dhjetëra të shtëna. Një prej tyre deklaroi se pa xhamat e një ndërtese të thyheshin në katin e gjashtë dhe se dëgjoi rreth 30 të shtëna.

“Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme”, tha dëshmitari për mediat lokale.

Pas incidentit, autoritetet lëshuan një alarm emergjence për banorët e zonës, duke paralajmëruar se i dyshuari ishte i armatosur dhe i rrezikshëm. Qytetarëve iu kërkua të shmangnin zonën derisa operacioni të përfundonte.

Më vonë u konfirmua se i dyshuari u neutralizua nga policia, por një oficer humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë ndërhyrjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e armatosur. Për momentin nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo motivet e incidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular