HomeAktualitetRama e quajti “motrën” e ish-gjeneralit të Teheranit, Ministria e Brendshme shpall...

Rama e quajti “motrën” e ish-gjeneralit të Teheranit, Ministria e Brendshme shpall “non-grata” Igballe Hudutin

Advertismentspot_img

Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.

Burime nga ministria e Brendshme për Top Channel, bëjnë me dije se ministri Besfort Lamallari, pas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse që, sipas burimeve zyrtare, kanë konstatuar se aktiviteti i saj mund të cenojë interesat e sigurisë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit.

Urdhri është përcjellë për zbatim te strukturat e Policia e Shtetit, si dhe te autoritetet e kufirit dhe migracionit, të cilat do të marrin masat përkatëse për zbatimin e vendimit.

Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale, duke komentuar praninë e Hudutit në protestat e zhvilluara në Tiranë.

Kreu i qeverisë publikoi fotografi dhe ngriti akuza ndaj saj për deklarata që, sipas tij, përmbajnë mesazhe nxitëse dhe retorikë ekstremiste. Rama e lidhi gjithashtu figurën e saj me mbështetjen ndaj ish-gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe publikoi një foto ku ajo shfaqej pranë ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular