Një muaj nga zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e 1 korrikut këtë organ.
Në mbledhjen konstituive do të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit, si dhe kryesia e re e Partisë Demokratike, që vijnë pas procesit të nisur më 30 maj në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike.
E gjithë kupola drejtuese e Partisë Demokratike do të shkojë në zgjedhje, ku do të jenë anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar ata që do të votëbesojnë edhe nënkryetarët e rinj, sekretarin e përgjithshëm, përfshi të gjithë sekretariatet.







