HomeSportVIDEO/Anglia vuan në New Jersey, “Tre Luanët” mundin me dy gola Panamanë...

VIDEO/Anglia vuan në New Jersey, “Tre Luanët” mundin me dy gola Panamanë dhe e mbyllin grupin në vendin e parë

Advertismentspot_img

Anglia ka marrë një fitore të vuajtur në ndeshjen e fundit të grupit, ku triumfoi me rezultatin 0-2 përballë Panamasë.

Takimi i luajtur në New Jersey nisi me një ritëm të lartë nga ana e anglezëve, por pa mundur dot të depërtonin mbrojtjen e Panamasë.

U desh një gol i Jude Bellingham në minutën e 62’ për të zhbllokuar takimin dhe për të sjellë qetësi në kampin e “Tre Luanëve”.

Pas 5 minutash, Harry Kane dyfishoi shifrat dhe vulosi tre pikët për ekipin e Thomas Tuchel.

Me këtë fitore, Anglia e mbyll Grupin L në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa tashmë do të presë renditjen përfundimtare të vendeve të treta për të mësuar kundërshtarin e radhës.

REZULTATI:

PANAMA 0-2 ANGLI

Bellingham 62’, Kane 67’

Goli i Bellingham (Video)

Goli i Kane (Video)

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular