Kanadaja ka siguruar vendin e saj mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës, duke fituar 1-0 ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt përballë Afrikës së Jugut, një fazë në të cilën të dy ekipet vinin si debutuese.

Ekipi amerikano-verior dominoi ndeshjen dhe krijoi rastet më të pastra, por pa arritur të tundte rrjetën. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit dhe shtesave, në minutën e 92-të ishte Eustakio ai i cili kontrolloi topin në zonë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë që mposhti portierin.
Ky gol mjaftoi për të vendosur fatin e ndeshjes dhe i siguroi Kanadasë praninë në turin tjetër si një ekip i cili mund të vazhdojë të tregojë surpriza në këtë edicion.
AFRIKA E JUGUT-KANADA 0-1
90’+2′ Eustakio
Rasti i trefishtë për Kanadanë (VIDEO)
Kanadaja kërkon penallti (VIDEO)
Krepo pret gjuajtjen e Apolis (VIDEO)
Goli i Eustakio (VIDEO)







