HomePolitikeZbardhet skema e atentatit në Pogradec/Vëllezërit Agolli e përgjonin Brian Syzon me...

Zbardhet skema e atentatit në Pogradec/Vëllezërit Agolli e përgjonin Brian Syzon me kamera

Advertismentspot_img

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për atentatin e armatosur të regjistruar dy ditë më parë në qytetin e Pogradecit. Policia ka zbuluar se autorët kishin ngritur një rrjet të mirëfilltë monitorimi për të ndjekur lëvizjet e shënjestrës së tyre, Brian Syzo.

Rreth katër ditë më parë, efektivët e Komisariatit të Policisë Korçë kanë konstatuar një kamerë të fshehtë të montuar në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon drejt Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë. Pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve operative, policia ka arritur të identifikojë personat që kishin vendosur pajisjen dhe rezultoi se ishin vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Sipas grupit hetimor, kamera ishte instaluar strategjikisht për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos. Autorët synonin ta sulmonin atë në momentin kur ai do të shkonte në burgun e Drenovës për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo.

Saga e hakmarrjes e ka gjenezën në një konflikt të mëparshëm, ku Sindi Syzo kishte plagosur me thikë Nikolla Agollit brenda një berberhaneje, ngjarje për të cilën Syzo aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës.

Pasi plani me kamerën e fshehtë me sa duket ndryshoi kurs, ngjarja u zhvendos dy ditë më parë në qytetin liqenor të Pogradecit, ku ndaj Brian Syzos u qëllua disa herë me armë zjarri.

Policia e Shtetit po vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, Edison Agollit dhe Meardi Berberit (i njohur me nofkën “Koro”).

Ndërkohë, strukturat hetimore po analizojnë të gjitha të dhënat e siguruara nga kamera e fshehtë e sekuestruar, për të zbardhur plotësisht rolin që kjo pajisje ka pasur në planifikimin dhe koordinimin e sulmit të armatosur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular