HomeSport“Edhe Palestina në Kupën e Botës”, trajneri egjiptian bën dedikimin e pazakontë....

“Edhe Palestina në Kupën e Botës”, trajneri egjiptian bën dedikimin e pazakontë. Lutje dhe emocione pas ndeshjes, Hossam Hassan prek botën arabe

Advertismentspot_img

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka bërë një deklaratë që ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare, duke ia dedikuar fitoren në ndeshjen e fundit, popullit palestinez dhe atij egjiptian.

Ai u lut për Palestinën dhe theksoi se fitorja shkon për “popujt e nderuar dhe të durueshëm”.

Egjipti arriti një fitore historike në Kupën e Botës, duke mposhtur Australinë me penallti 4-2, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë. Kjo është fitorja e parë e Egjiptit ndonjëherë në një ndeshje me eliminim direkt në historinë e tij në Botëror.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të, kur Emam Ashour shënoi me kokë dhe i dha avantazhin Egjiptit.

Australia reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi pas një autogoli të Mohamed Hany, duke e çuar sfidën në kohën shtesë. Aty nuk pati më gola dhe gjithçka u vendos nga penalltitë.

Në serinë e penalltive, Egjipti u tregua më i saktë dhe më i qetë. Australianët humbën dy goditje me Harry Souttar dhe Lucas Herrington, ndërsa Hossam Abdelmaguid shënoi penalltinë vendimtare që vulosi kualifikimin. Në fazën tjetër, Egjipti do të përballet me Argjentinën.

Ndërkohë, një tjetër moment që vlen për t’u theksuar pas ndeshjes…

Trajneri Hossam Hassan u pa duke mbajtur flamurin egjiptian dhe atë palestinez, ndërsa lojtarët u përkulën në fushë në shenjë falënderimi.

Pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe u pritën me emocione të forta, veçanërisht në botën arabe.

Ndërkohë, tifozë palestinezë në Gaza dhe zona të tjera e ndoqën ndeshjen në kushte të vështira, por me shumë emocion. Sipas raportimeve në rrjetet sociale, shumë prej tyre e panë ndeshjen mes rrënojave dhe në kampe të improvizuara, duke e konsideruar fitoren e Egjiptit si një moment të rrallë gëzimi.

Para ndeshjes, u raportua edhe një incident në hotelin e ekipit egjiptian në Dallas, ku pati një përplasje mes përfaqësuesve të ekipit dhe policisë lokale gjatë një momenti fotografimi me një tifoz. Federata Egjiptiane e Futbollit tha se një oficer kishte shtyrë drejtuesin e delegacionit Ibrahim Hassan dhe lojtarin Trezeguet, ndërsa policia e Dallasit më pas sqaroi se situata ishte zgjidhur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular