HomePolitikeKryeministri Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer...

Kryeministri Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një videokartolinë nga koncerti i artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke e cilësuar atë një ngjarje me ndikim të rëndësishëm për promovimin e vendit dhe ekonominë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se Tirana përjetoi një “mbrëmje magjike”, ku, sipas tij, u bashkuan qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme.

“Dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1685760046029991%2F&show_text=false&width=267&t=0
Sipas Ramës, organizimi i këtij eventi përbën një investim të rëndësishëm jo vetëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe për ndikimin pozitiv që ka sjellë në ekonominë e kryeqytetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular