HomeAktualitet68 mijë persona po kërkonin punë në 2025, por 96% e tyre...

68 mijë persona po kërkonin punë në 2025, por 96% e tyre nuk kanë asnjë lloj aftësie

Advertismentspot_img

Vitin e kaluar mbi 68 mijë persona u deklaruan të papunë në kërkim të saj. Ndonëse me një rënie të lehtë nga viti 2024, struktura e të papunëve tregon për pengesa të thella për integrimin e tyre në tregun e punës.

Agjencia e Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tregon se procesi i punësimit ndeshet me vështirësi të lidhura me aftësitë teknike, moshën dhe statusin social, duke bërë që rreth 96% e punëkërkuesve të identifikohen në nivelin e dytë dhe të tretë të mundësive për punësim, me një mospërputhje të theksuar mes kërkesës së tregut dhe ofertës së punës.

Ky klasifikim tregon se këta individë nuk janë të gatshëm për punë në mënyrë të menjëhershme ose pa ndihmë. Për t’u punësuar, ata kanë nevojë për ndërhyrje më të strukturuara, siç janë trajnimet për kualifikim, rikualifikimi ose shërbime të tjera mbështetëse që adresojnë këto barriera.

Arsimimi mbetet faktori kryesor që kufizon integrimin, pasi 56% e totalit të punëkërkuesve kanë arsim deri në nivelin 9-vjeçar, përfshirë 33,052 individë me arsim 9-vjeçar dhe mbi 5,000 të tjerë me arsim fillor ose pa shkollë. Ky profil arsimor e bën të vështirë konkurrencën në një ekonomi që kërkon gjithnjë e më shumë aftësi.

Përveç kësaj, plakja e fuqisë punëtore është një sfidë madhore, ku 47% e punëkërkuesve janë mbi 45 vjeç, me një përqendrim të lartë prej 24,261 individësh mbi 50 vjeç, të cilët kanë nevojë për rikualifikim për t’u përshtatur me kërkesat e reja teknologjike.

Nga ana tjetër, kategoritë vulnerabël si romët, egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës ekonomike paraqesin janë me të rinj në moshë, por me hendeqe shumë më të thella arsimore. Sipas të dhënave zyrtare, 95% e romëve të regjistruar të papunë kanë arsim deri në 9-vjeçar, një trend që është i pranishëm edhe tek egjiptianët me 89%, si dhe tek personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës ekonomike me përkatësisht 69% dhe 72%.

Analiza e AKPA vë në dukje se, arsyet e vështirësisë në integrim janë shumëdimensionale, pasi niveli i ulët arsimor pamundëson punësimin në sektorët me vlerë të lartë, ndërsa plakja e fuqisë punëtore kërkon ndërhyrje masive për përditësimin e aftësive.

Por ndërkohe që mbi 68 mijë persona numërohen të papunë që duan të punojnë, tregu i punës ka rritur kërkesën për punonjës të rinj. Rreth 62 mijë vende të reja punë u shpallën në agjencinë shtetërore të punësimit vitin e kaluar.

Mirëpo Agjencia Kombëtare e Aftësive dhe Punësimit vë në dukje, mospërputhja ndërmjet nevojave të të tregut dhe aftësive te të papunëve është shumë e lartë. Edhe vendet e reja të punës janë në shumicën e tyre 29% për punë elementarë, të papunët nga ana tjetër nuk janë të aftë të bëjnë asgjë nëse nuk aftësohen paraprakisht. Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular