Erling Haaland vazhdon të fitojë admirues në mbarë botën, madje edhe mijëra kilometra larg Norvegjisë. Në Peru, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2026, plot 563 foshnja të porsalindura janë regjistruar me emrin e sulmuesit norvegjez.
Sipas regjistrit kombëtar të gjendjes civile, 4 fëmijë mbajnë emrin e plotë Erling Braut Haaland, 91 janë regjistruar si Erling Haaland, ndërsa 468 të tjerë thjesht Haaland.
Fenomeni lidhet me paraqitjet mbresëlënëse të 26-vjeçarit në Botërorin 2026, ku ai ka realizuar 7 gola në 4 ndeshje, duke udhëhequr Norvegjinë drejt një kualifikimi historik në çerekfinale.
Në njoftimin e institucionit peruan thuhet me humor se, falë këtij entuziazmi, “Haaland është tashmë edhe pak peruan”. Me Perunë jashtë Botërorit, shumë tifozë në vend duket se kanë zgjedhur sulmuesin norvegjez si heroin e tyre të ri.







