HomeEkonomiQeveria gati për rishikimin e 323 profesioneve të rregulluara në kuadër të negociatave...

Qeveria gati për rishikimin e 323 profesioneve të rregulluara në kuadër të negociatave me BE-në

Advertismentspot_img

Qeveria po përgatitet të nisë një rishikim të plotë të rregullave që përcaktojnë aksesin në qindra profesione, në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një projektvendimi të Ministrisë së Arsimit, pritet të miratohet Plani Kombëtar i Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, dokumenti që do të shërbejë si bazë për inventarizimin dhe analizimin e 323 profesioneve të rregulluara në vend. Këto tashmë janë në fazë konsultimi.

Nisma është pjesë e angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të Grupkapitullit 2 “Tregu i Brendshëm” dhe synon përmbushjen e kërkesave të Direktivës 2005/36/KE për njohjen e kualifikimeve profesionale. Sipas relacionit, kriteri përmbyllës kërkon që “Shqipëria ka miratuar dhe i ka paraqitur Komisionit Europian një listë të profesioneve të rregulluara… duke specifikuar aktivitetet që mbulohen nga secili profesion, si dhe justifikimet përkatëse mbi rregullimin e tyre.”

Procesi nuk kufizohet në hartimin e një liste. Plani parashikon pesë hapa kryesorë: identifikimin e të gjitha profesioneve që rregullohen me ligj ose praktikë administrative; përcaktimin e aktiviteteve dhe titujve të mbrojtur për secilin profesion; testimin nëse kufizimet aktuale janë proporcionale; miratimin dhe dërgimin e listës zyrtare në Komisionin Evropian; si dhe publikimin dhe përditësimin periodik të saj.

Dokumenti thekson se objektivi është krijimi i një sistemi të unifikuar për identifikimin, analizimin dhe monitorimin e profesioneve të rregulluara, duke garantuar transparencë më të madhe dhe përafrim me standardet europiane. Në këtë kuadër, qeveria synon edhe “identifikimin sistematik dhe konsolidimin e listës kombëtare të 323 profesioneve të rregulluara, të shtrira në 11 autoritete rregullatore qendrore”, si bazë për raportimin pranë Komisionit Evropian.

Plani parashikon gjithashtu ngritjen e një baze kombëtare elektronike të profesioneve të rregulluara, e cila do të funksionojë si pikë e vetme informacioni për qytetarët, profesionistët dhe institucionet, ndërsa në fazën e dytë do të lidhet edhe me databazat rajonale dhe ato të Bashkimit Evropian.

Në praktikë, rishikimi do të prekë një gamë të gjerë profesionesh nga drejtësia, shëndetësia dhe inxhinieria, te arsimi, transporti, financat, turizmi dhe sigurimet, duke krijuar për herë të parë një inventar të plotë kombëtar të profesioneve të licencuara dhe kritereve që justifikojnë rregullimin e tyre. Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular