HomeKronikeSherr i përgjakshëm në Fushë-Krujë/ Degjeneron në thi*a konflikti banal, plagoset rëndë...

Sherr i përgjakshëm në Fushë-Krujë/ Degjeneron në thi*a konflikti banal, plagoset rëndë 22-vjeçari

Advertismentspot_img

Një konflikt i çastit për motive krejtësisht banale ka rrezikuar t’i marrë jetën një të riu mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e quajtur “Grumbullimi”, ku pas një përleshjeje verbale mes dy të rinjve është përdorur edhe mjeti prerës.
Sipas të dhënave të para nga terreni, i riu me inicialet M.K., 22 vjeç, banor i kësaj zone, është përfshirë në një sherr me një tjetër të ri, gjithashtu banor i të njëjtës lagje. Gjatë përplasjes fizike e sipër, situata ka degraduar dhe autori ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 22-vjeçarin.
Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë nga goditjet, i riu është nisur me urgjencë të madhe drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor. Deri më tani, burimet spitalore nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij të saktë shëndetësore, e cila mbetet nën monitorim të rreptë nga mjekët.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt të përgjakshëm. Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorit, i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular