HomeBotaSHBA nis bllokadën detare ndaj Iranit, CENTCOM: Mbi 20 anije luftarake dhe...

SHBA nis bllokadën detare ndaj Iranit, CENTCOM: Mbi 20 anije luftarake dhe qindra avionë ushtarakë në rajon

Advertismentspot_img

Nga ora 22:00 me orën e Shqipërisë ka nisur bllokada e re detare ndaj Iranit, në përputhje me paralajmërimet e bëra ditët e fundit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM), e cila deklaroi se aktualisht në rajonin e Lindjes së Mesme po operojnë më shumë se 20 anije luftarake të Marinës amerikane dhe qindra avionë ushtarakë.

Në deklaratën e saj, CENTCOM thekson se forcat amerikane kanë rikthyer kontrollin detar ndaj anijeve që lëvizin drejt dhe nga portet iraniane si dhe zonat bregdetare të Iranit.

“Forcat amerikane rifilluan sot, në orën 16:00 (sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA), bllokadën detare ndaj anijeve që lëvizin nga dhe drejt porteve iraniane dhe zonave bregdetare.

Aktualisht, më shumë se 20 anije luftarake të Marinës amerikane dhe qindra avionë ushtarakë po operojnë në Lindjen e Mesme. Forcat amerikane mbeten në gatishmëri, ruajnë fuqinë e tyre ushtarake dhe janë të gatshme për veprim”, thuhet në njoftimin e CENTCOM.

Zhvillimi vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e masave të reja ndaj Iranit, duke rritur tensionet në rajon.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular