HomeSportNjë tjetër shqiptar te Bayern Munich, talenti shqiptar bëhet pjesë e klubit...

Një tjetër shqiptar te Bayern Munich, talenti shqiptar bëhet pjesë e klubit bavarez

Advertismentspot_img

Talenti shqiptar nga Kosova, Lisian Thaçi, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke iu bashkuar gjigantëve gjermanë të Bayern Munich.

Mesfushori pejan është bërë pjesë e programit “FC Bayern Global Academy”, iniciativa ndërkombëtare e klubit bavarez për zhvillimin e futbollistëve të rinj me potencial të lartë.

Thaçi tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Bayern pas paraqitjeve mbresëlënëse në projektin “Bayern World Squad 2025”, ku bindi skautët e klubit për cilësitë e tij.

Futbollisti është produkt i Shkollës së Futbollit Peja, aty ku hodhi hapat e parë në futboll, ndërsa tashmë do të vazhdojë zhvillimin e tij te një prej klubeve më të mëdha në botë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular