Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr sërish vëmendjen. Ai ka vendosur 1.5 milionë dollarë për fitoren e Argjentinës ndaj Spanjës brenda 90 minutave të kohës së rregullt në finalen e Botërorit 2026, e programuar të luhet këtë të dielë.
Sipas biletës së bastit të publikuar nga vetë artisti në rrjetet sociale, nëse Argjentina triumfon pa pasur nevojë për kohë shtesë apo penallti, Drake mund të fitojë mbi 5.1 milionë dollarë.
Gjithsesi, vlen të theksohet se Drake nuk është shumë i sukssesshëm në këtë aspekt, pasi në shumicën e rasteve ka zhgënjyer me parashikimet e tij. Të presim e të shohim.







