HomeKronikeAksident tragjik në rrugën Çermë–Divjakë, dy automjete përplasen kokë më kokë! Humb...

Aksident tragjik në rrugën Çermë–Divjakë, dy automjete përplasen kokë më kokë! Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre edhe fëmijë

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 39-vjeçari Barjam Kaçani, baba i tre fëmijëve, i cili udhëtonte me mjetin tip “Opel”.

Ndërkohë, pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia rrugore ka dokumentuar ngjarjen, ndërsa një grup hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Capture
II
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular