Duhej të kishte qenë një natë festimesh në Ciudad Rodrigo, në provincën e Salamancës, duke festuar fitoren e dytë të Spanjës në Kupën e Botës, por gjithçka u shndërrua në tragjedi kur një djalë 13-vjeçar humbi jetën gjatë festimeve pas fitores së ekipit në finale kundër Argjentinës.
I mituri u plagos nga copat e një shatërvani që ranë për shkak të peshës së tepërt të njerëzve që ngjiteshin sipër. Sipas raportimeve fillestare nga mediat spanjolle, i riu ishte me qindra bashkëmoshatarë të tij pranë një shatërvani në një shesh që është një vend tradicional mbledhjeje për festimet e qytetit.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të kalimtarëve të tjerë dhe oficerëve të policisë lokale, të cilët arritën ta nxirrnin nga rrënojat, i riu u nxor pa shenja jete.
Dy persona të tjerë u plagosën gjithashtu në aksident dhe u dërguan në spital.







