HomeSocialeAplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis...

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

Advertismentspot_img

Maturantët, kandidatë për studentë, janë në pritje të hapjes së aplikimeve për shkollat e larta brenda vendit. Të hënën e 27 korrikut nis zyrtarisht procesi i plotësimit të formularit A2, në portalin U-Albania. Është ky dokumenti online ku të rinjtë do të shënojnë deri në 10 degë të preferuara për vijuar studimet e larta.

Degët mund të përzgjidhen të ndryshme brenda të njëjtit universitet, si mjekësi, stomatologji, farmaci, infermieri, brenda Universitetit të Mjekësisë. Mund të zgjidhet vetëm një program studimi si IT në universitete të ndryshme ose mund të alternohen në varësi të preferencave dhe notave të kandidatëve Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për  6 ditë më radhe.

Përzgjedhja mund të behët nga kudo ku ndodheni, në shtëpi, më pushime apo edhe jashtë vendit. Drejtues të Rrjetit Akademik  këshillojnë të rinjtë që para se të dërgojnë përfundimisht formularin, të mendohen mirë madje kanë mundësi edhe të bëjnë  llogaritje përafërta.  Pas mbylljes së aplikimeve  Rrjeti Akademik Shqiptar i dërgon të dhënat universiteteve të cilat do të bëjnë llogaritjet e pikëve për afro 29 mijë kandidatë.

Ky proces do të kryhet pas 20 gushtit, pasi  të jenë mbyllur edhe  konkurset për disa programe studimi, si Mjekësia, Arkitektura, Artet dhe sportet. Ndërsa në fund të muajit gusht bëhet shpallja e fituesve në shkollat e larta publike dhe private.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular