HomeKronikeAksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Një i vdekur dhe...

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Advertismentspot_img

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, në Unazën e Madhe.

Sipas uniformave blu, rreth orës 16:20, një betoniere është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes, betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

aksidenti teg betonierja (2)

Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit apo pasagjeri.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër tip “Audi”, shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular