HomeAktualitetPunch, majmuni që rrëmbeu zemrat e të gjithëve mbush 1 vjeç: U...

Punch, majmuni që rrëmbeu zemrat e të gjithëve mbush 1 vjeç: U braktis nga mamaja, gjeti ngushëllim në një lodër pellushi

Advertismentspot_img

Punch, makaku japonez i bërë i famshëm në të gjithë botën, do të festojë ditëlindjen e tij të parë të dielën në Kopshtin Zoologjik të Qytetit Ichikawa, në prefekturën Chiba të Japonisë.

Majmuni i vogël u rrit nën kujdesin e rojeve të kopshtit zoologjik dhe fitoi famë ndërkombëtare vitin e kaluar, pasi fotografitë dhe videot ku ai përqafonte një lodër prej pelushi në formën e një orangutangu, si zëvendësuese për nënën e tij, u bënë virale në rrjetet sociale.

Me kalimin e muajve, Punch ka ndryshuar dukshëm. Qimet e tij, që në fillim ishin më të errëta, tani janë kthyer në ngjyrë kafe, njësoj si shumica e makakëve të tjerë në kopshtin zoologjik.

Rojet thonë se ai është përshtatur mirë me komunitetin e majmunëve dhe shpesh shihet duke luajtur me makakët e vegjël dhe duke u kujdesur për ta, duke marrë rolin e një lloj “vëllai të madh” për të sapolindurit.

Sipas të dhënave të kopshtit zoologjik, Punch peshonte vetëm rreth 500 gramë kur ishte foshnjë, ndërsa sot pesha e tij llogaritet mes 2.5 dhe 3 kilogramëve.

Edhe pse lodrën prej pelushi të orangutangu e mban ende në një hapësirë të veçantë në pjesën e pasme të tij, ai nuk e merr më me vete kur del në Malin e Majmunëve, zonën e krijuar posaçërisht për makakët në kopshtin zoologjik.

Që nga muaji prill, më shumë se një duzinë makakësh të vegjël kanë lindur në këtë zonë, duke e bërë Punch-in një nga më të rriturit mes tyre.

“Që kur gëzofi i Punch-it u bë kafe, është bërë më e vështirë ta dallosh, por është një shenjë e mirë që ai po jeton në një komunitet”, tha Takashi Yasunaga, drejtues i departamentit të kopshtit zoologjik.

Punch, i cili nisi jetën duke kërkuar ngrohtësi te një lodër prej pelushi, tashmë është bërë pjesë e një familjeje të madhe makakësh.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular