HomePolitikeShehaj flet pas incidentit në Kuvend: Marrëveshjen e mora për ta lexuar,...

Shehaj flet pas incidentit në Kuvend: Marrëveshjen e mora për ta lexuar, nuk doli jashtë godinës

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku u pa duke marrë kopjen e marrëveshjes konfidenciale të huas prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke u larguar nga salla.

Në një deklaratë për mediat, Shehaj sqaroi se dokumentin e mori për ta shqyrtuar, pasi, sipas tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kishte njoftuar deputetët se marrëveshja mund të merrej në zyrën përkatëse, pasi të firmosej deklarata e konfidencialitetit.

“Shkova, firmosa dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe u largova. Kryeparlamentari u tha deputetëve se mund ta merrnin në zyrën përkatëse. Nuk tha që nuk mund ta merrje”, deklaroi Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia theksoi se, pasi e lexoi dokumentin, e dorëzoi sërish në zyrën ku e kishte marrë, duke shtuar se marrëveshja nuk ka dalë në asnjë moment jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Marrëveshjen e dorëzova sërish aty ku e mora. Marrëveshja nuk ka dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. E mora sepse më takonte. Ajo është një marrëveshje konfidenciale dhe nuk jam i autorizuar të jap detaje”, u shpreh ai.

Sa i përket votimit, Shehaj tha se Partia Mundësia e mbështet në parim marrëveshjen e huas me SHBA-në, por kundërshton procedurën e ndjekur për miratimin e saj në Kuvend.

“Ne jemi pro marrëveshjes, por jemi kundër procedurës që po ndiqet nga Kuvendi”, përfundoi Shehaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular