HomeAktualitetReformë në polici, kryepolici merr pushtet në emërimin e shefave dhe drejtorëve....

Reformë në polici, kryepolici merr pushtet në emërimin e shefave dhe drejtorëve. Pas mbarimit të mandatit mban gradën Drejtues i Parë

Advertismentspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit merr pushtet fuqiplotë në drejtimin e organizatës pas ndryshimeve të fundit të bëra në ligj.

Në seancën plenare të 23 korrikut, ku e gjithë vëmendja ishte te protesta jashtë parlamentit, deputetët miratuan projektligje të rëndësishme. Një ndër to ishin edhe ndryshimet për Policinë e Shtetit të propozuara nga deputeti socialist Bujar Rexha.

Sipas formulës së re kryepolici do të vijojë të zgjidhet me konkurs, por pas përfundimit të mandatit atij i lind e drejta e mbajtjes së gradës drejtues i parë por dhe mund të qëndrojë në role të tjera si këshillues apo pedagog në Akademinë e Sigurisë, apo dhe si oficer kontakti, shkruan A2 CNN.

Kompetencat po ashtu do të jenë edhe më të zgjeruara. I pari i bluve mund të shkarkojë shefat e komisariateve, të qarqeve kur e shikon të nevojshme. Madje për ta nuk do të ketë më konkurse por do të jetë drejtori i përgjithshëm i policisë që do të veprojë me emërime. Kompetenca në fakt që do të nisin pasi drafti të marrë firmën e presidentit.

Rishikim është bërë dhe mbi përzgjedhjen e drejtuesve të departamenteve. Kryepolici do të duhet që emrat që ai preferon ti paraqesë për firmë te ministri i brendshëm.

Nga ana tjetër mandati i 6 krerëve të departamenteve është ulur nga 4 në 3 vite me të drejtë rikandidimi.

Sipas relacionit, mazhoranca argumenton se ndryshimet e miratuara erdhën për shkak se proceset e stërzgjatura burokratike kanë penguar reagimin operacional dhe administrativ të policisë, duke sjellë vonesa dhe mungesë produktiviteti në përzgjedhjen e drejtuesve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular