HomeAktualitetAstrit Gjonpalaj reagon pas lajmit me jahtin në Palasë: Nuk kam asnjë...

Astrit Gjonpalaj reagon pas lajmit me jahtin në Palasë: Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen

Advertismentspot_img

Që nga dita e djeshme, në disa portale kanë qarkulluar lajme lidhur me një ngjarje të raportuar në Palasë, ku flitej për një jaht luksoz dhe persona të armatosur. Në raportimet e para u përmend edhe emri i Astrit Gjonpalajt.

Gjatë ditës së sotme, disa prej portaleve kanë ndryshuar ose saktësuar raportimet e tyre në lidhje me z. Gjonpalaj.

Në një bisedë që Nikaj Mërtur News zhvilloi sot me Astrit Gjonpalajn, ai sqaroi se përfshirja e emrit të tij në këtë ngjarje ishte, sipas tij, rezultat i një keqinformimi dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Gjonpalaj u shpreh se nuk ishte i shqetësuar nga situata, por kishte zgjedhur të bënte një sqarim publik për miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij, të cilët mund të ishin shqetësuar nga lajmet e publikuara.

Në reagimin e tij publik, ai shprehet ndër të tjera:

“Të çuditur dhe të keqardhur lexuam në portale përfshirjen e emrit tim në një ngjarje të ndodhur në Palasë, në një jaht me të cilin nuk na lidh asgjë.”

Ai shton se familja e tij vijon normalisht aktivitetin dhe se ende nuk e kupton arsyen e përfshirjes së emrit të tij në këtë histori.

Në një kohë kur informacioni përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe portalet online, raste të tilla nënvizojnë edhe një herë rëndësinë e verifikimit të informacionit përpara publikimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfshirjen me emër të personave në ngjarje të raportuara nga kronika.

Nikaj Mërtur News përcjell sqarimin e z. Astrit Gjonpalaj dhe qëndrimin e tij lidhur me raportimet e bëra publike

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular