HomeKronikePronari i “Globus Travel” Astrit Gjonpalaj shoqërohet nga policia pas të shtënave...

Pronari i “Globus Travel” Astrit Gjonpalaj shoqërohet nga policia pas të shtënave me armë në jahtin në Palasë. Berisha e quan Jahtin e partisë, por brenda ishte ish vartësi i tij

Advertismentspot_img

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Palasë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në bordin e një jahti luksoz.

Pas sinjalizimit, efektivët e Policisë Kufitare, të mbështetur nga forcat speciale, kanë rrethuar mjetin lundrues dhe kanë nisur menjëherë veprimet hetimore.

Sipas burimeve, dy persona që dyshohet se kanë lidhje me incidentin u larguan nga jahti me një gomone, por u ndaluan sapo dolën në breg.

Mes të shoqëruarve është Astrit Gjonpalaj, ish-punonjës policie dhe aktualisht sipërmarrës, i njohur si pronar i kompanisë turistike “Globus Travel”, raporton joq. Po ashtu është shoqëruar edhe shtetasi shqiptaro-amerikan Astrit Meta.

Të dhënat paraprake tregojnë se të dy ndodheshin në jaht në momentin kur u përdor arma e zjarrit, ndërsa rrethanat dhe roli i secilit mbeten objekt i hetimeve.

Ndërkohë, jahti është sekuestruar për ekspertim dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe arsyet që çuan në përdorimin e armës në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar gjatë sezonit veror./Pamfleti

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular