HomeSocialeSa pritet të arrijnë temperaturat arrijnë sot, në disa qarqe priten reshje...

Sa pritet të arrijnë temperaturat arrijnë sot, në disa qarqe priten reshje shiu! Ja parashikimi i motit për sot

Advertismentspot_img

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga moti kryesisht i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme megjithëse në disa zona të vendit priten reshje të dobëta shiu.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Elbasan dhe Korçë, ndërsa në Kukës, Dibër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të ulët. Në pjesën tjetër të vendit nuk parashikohen reshje.

Temperaturat do të mbeten të larta, duke arritur deri në 38 gradë Celsius në zonat e ulëta të vendit.

Në bregdet: nga 22°C deri në 34°C;

Në zonat e ulëta: nga 21°C deri në 38°C;

Në zonat malore: nga 16°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit. Në bregdet dhe në zonat malore priten intervale me forcim të erës, duke arritur përkohësisht intensitet të fortë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular