HomeSocialeA mund të shërohet vërtet sëmundja e Alzheimerit?

A mund të shërohet vërtet sëmundja e Alzheimerit?

Advertismentspot_img

Gazetari Jon Snow, i njohur për shumëkënd nga karriera e tij e gjatë në Channel 4 News, ka qenë së fundmi subjekt i një dokumentari për jetën e tij, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit menjëherë pas daljes në pension.

Dikush mund të mendojë se do të ishte një dokumentar mjaft i zymtë, por në fakt rezultoi të ishte mjaft zbulues.

Programi nis në mënyrë jo fort premtuese me një vizitë te neurologu i tij, ku Snow përpiqet, por nuk arrin, t’u përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta. Më pas, ndërsa ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij në Afrikë, mbërrin lajmi për një incident në Zambi, ku sasi të mëdha mbetjesh toksike janë derdhur në një lumë të madh.

Një ish-koleg i propozon të jetë prezantuesi i një dokumentari mbi këtë katastrofë mjedisore Jon Snow: A Last Big Story (titulli i programit) si historia e fundit e madhe e karrierës së tij.

E shohim teksa e pranon sfidën me entuziazëm, duke shfaqur ato cilësi karakteristike të energjisë, zgjuarsisë dhe ndjeshmërisë që kanë qenë themeli i reputacionit të tij si gazetar.

Alzheimeri i tij është ende në fazat e hershme, por kjo mospërputhje midis vlerësimit formal në klinikën neurologjike dhe burimeve intelektuale që ai ende mund të fshehë, ndriçon debatet aktuale mbi vlerën e trajtimeve mjekësore.

Për shumë vite, baza e trajtimit kanë qenë ilaçe si donepezili. Këto kompensojnë humbjen e përhapur të neuroneve, karakteristike për këtë sëmundje, duke rritur nivelin e neurotransmetuesve në tru. Ato përshkruhen gjerësisht me arsyetimin se, të paktën në teori, “mund të ndihmojnë”. Megjithatë, kjo ka qenë e vështirë të provohet, ndërsa për shumë pacientë përfitimet zbehen nga pasojat e padëshiruara të mbistimulimit të nervave që kontrollojnë zorrët, zemrën dhe sistemin urinar.

Qasja që është konsideruar më premtuese synon grumbujt e proteinës (amiloidit), për të cilët prej kohësh është menduar se prishin arkitekturën e trurit. Këta mund të shpërbëhen pjesërisht me ilaçe të fuqishme si lecanemab, por autoriteti britanik që vlerëson trajtimet shëndetësore, NICE (Instituti Kombëtar për Ekselencën në Shëndetësi dhe Kujdes), nuk është bindur. Ai i konsideron këto ilaçe tepër të kushtueshme për t’u përshkruar nga NHS-ja (më shumë se 10,000 paund në vit), duke pasur parasysh përfitimin e tyre (shumë) modest: vonojnë përparimin e sëmundjes mesatarisht vetëm katër deri në gjashtë muaj.

Ky është një lajm i keq për kompanitë farmaceutike, të cilat kanë investuar miliarda në kërkim dhe zhvillim prandaj edhe presioni aktual ndaj NICE-it për ta ndryshuar këtë vendim.

Pikëpamja e përgjithshme është se ndërlikimet biologjike të sëmundjes së Alzheimerit e bëjnë të pamundur çdo perspektivë realiste për një kurë mjekësore dhe se burimet financiare do të përdoreshin më me dobi për përmirësimin e kujdesit social dhe mbështetjes për njerëzit e prekur.

Një mënyrë e thjeshtë për të kuruar shurdhimin e përkohshëm

Së fundi, një tjetër shkak i shurdhimit që trajtohet lehtësisht, përveç dyllit të veshit, është prania e lëngut ose sekrecioneve katarale pas daulles së veshit (otiti seroz i mesëm). Kjo mund të zgjidhet me një manovër të thjeshtë, e cila, sipas përvojës së një lexuesi, nuk njihet aq gjerësisht sa duhet.

Pasi u zgjua pa dëgjuar me veshin e djathtë, ai u konsultua me mjekun e familjes, i cili kontrolloi kanalet e veshit dhe, duke konstatuar se ishin të pastra dhe pa dyll, e referoi te një specialist i veshit, hundës dhe fytit.

Megjithatë, kjo rezultoi e panevojshme, sepse pak më vonë ai takoi një mik të vjetër, të cilit i tregoi për problemin e dëgjimit.

“Kjo tingëllon si katar,” i tha ai. “Mjafton të mbash hundën të mbyllur, të mbyllësh gojën dhe të frysh fort, që të të kërcasin veshët. Bëje këtë disa herë dhe do të shërohesh.”

Ai i ndoqi me përpikëri udhëzimet dhe, me të vërtetë, dëgjimi iu rikthye shumë shpejt.

Kjo quhet manovra e Valsalvës. Ajo e detyron ajrin nga mushkëritë të kalojë nëpër tubin e ngushtuar të Eustakit, i cili lidh veshin e mesëm me pjesën e pasme të fytit, duke e hapur atë dhe duke lejuar kështu që sekrecionet katarale të kullojnë./Thetelegraph

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular