HomeAktualitetE dënuar për terrorizëm, Apeli i Tiranës lë në burg mësuesen turke,...

E dënuar për terrorizëm, Apeli i Tiranës lë në burg mësuesen turke, Gjykata do të shprehet dhe për kërkesën për ekstradim ose jo drejt Turqise

Advertismentspot_img

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mësuesen turke Julide Yazici, e arrestuar më gusht nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit teksa po udhëtonte nga Shqipëria drejt Francës, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Julide Yazici i vendosën në dispozicion mbrojtës ligjor shqiptar, ndërsa ajo përfaqësohet gjithashtu nga një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe Ambasadën Franceze, pasi sipas raportimeve në mediat turke, Yazici kishte marrë më herët leje qëndrimi në Francë.

Pas vendimit për masën e sigurisë, Gjykata e Apelit do të shprehet dhe për kërkesën për ekstradim ose jo drejt shtetit turk.

Sipas mediave turke, Yazici, ka marrë pjesë në protesta kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo është arrestuar më parë në vitin 2016 teksa akuzohej nga autoritetet turke për lidhje me organizata terroriste. Yazici i ka mohuar vazhdimisht këto akuza duke thënë se ndjekja penale ndaj saj lidhet me aktivitetin e saj politik dhe protestat studentore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular