HomeKronikeTragjike në Shëngjin, 24-vjeçari rrëzohet nga gomonia, humb jetën pasi u godit...

Tragjike në Shëngjin, 24-vjeçari rrëzohet nga gomonia, humb jetën pasi u godit nga helika

Advertismentspot_img

Një 24-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në det, në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi, ku i riu ndodhej në bordin e një gomoneje së bashku me dy persona të tjerë.

Sipas Policisë, dyshohet se 24-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga gomonia dhe është goditur rëndë nga helika e motorit të mjetit lundrues.

“Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular