HomeKronike26-vjeçarja italiane humbi jetën në Durrës, pas autopsisë familja e Sarës në...

26-vjeçarja italiane humbi jetën në Durrës, pas autopsisë familja e Sarës në pritje të trupit të pajetë

Advertismentspot_img

Familjarët pas aksidentit tragjik në Durrës janë në pritje të trupit të pajetë të 26-vjeçares italiane nga Zocco, një lagje e Erbuscos

Sara Brugnatelli humbi jetën në aksidentin tragjik rrugor në Durrës, ndërsa sapo është kryer në Tiranë autopsia e trupit të saj.

Në aksident humbën jetën edhe partneri i saj, Kleo Vrioni, 25 vjeç, i cili drejtonte automjetin, si dhe një 15-vjeçar

Familja e të vajzës italiane pret kthimin e trupit në Itali, ndërsa sipas familjarëve, riatdhesimi i saj mund të bëhet javën e ardhshme, por ende nuk ka një datë të përcaktuar.

Familja e Sarës, ndërkohë, po përballet me dhimbjen dhe pritjen për kthimin e saj në Itali. Sipas kushërirës së 26-vjeçares, babai i saj është “i shkatërruar”, ndërsa familjarët po përpiqen ta mbajnë larg informacioneve të rënda për shkak të gjendjes së tij të brishtë.

Komuniteti i Zoccos dhe miqtë e Sarës janë mbledhur rreth familjes, duke kujtuar të renë si një vajzë të hareshme dhe bujare. “Ishte si një motër për mua. Një humbje jashtëzakonisht e madhe”, është shprehur kushërira e saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular