HomeKronikeArrestohen babë e bir, iu gjenden kallashnikov, municion luftarak dhe kokainë

Arrestohen babë e bir, iu gjenden kallashnikov, municion luftarak dhe kokainë

Advertismentspot_img

Babë e bir janë arrestuar në Lushnjë, pasi gjatë një operacioni të Policisë u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe një automjet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fokusi” në pranga kanë rënë shtetasit Sh. H., 56 vjeç dhe H. H., 24 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Lushnjë.

Shërbimet e Patrullës së Policisë ndaluan në qytetin e Lushnjës automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Policia ushtroi kontroll në banesë, ku gjeti një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me municion luftarak, që dyshohet se i posedonte babai 56-vjeçar.

Arma, municioni, kokaina dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Lushnjë/Finalizohet operacioni i koduar “Fokusi”.

Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 1 automjet.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, babë e bir.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Sh. H., 56 vjeç dhe H. H., 24 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Hajdaraj, Lushnjë.

Shërbimet e Patrullës së Policisë kanë ndaluar në qytetin e Lushnjës automjetin që drejtohej nga shtetasi H. H. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak për të, që dyshohet se i posedonte 56-vjeçari.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sasinë e kokainës dhe automjetin.

Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo fushë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular