HomeAktualitetEMRAT/Vriten babë e bir në Dukagjin, DETAJET e para! Niset RENEA në...

EMRAT/Vriten babë e bir në Dukagjin, DETAJET e para! Niset RENEA në vendngjarje. Policia njoftim zyrtar për NGJARJEN

Advertismentspot_img

Detajet e para nga ngjarja e rëndë në Dukagjin

Nga të shtënat me armë që u regjistruan këtë të dielë në Kir të Dukagjinit, kanë humbur jetën dy persona, babë e bir. Viktimat janë A.P 48 vjeç dhe djali i tij K.P 21 vjeç

Policia dhe RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Lekë dhe Prel Gjoni, babë e bir, janë viktimat e vrasjes së dyfishtë pasditen e kësaj të diele, 23 gusht, në Dukagjin. I plagosur ka mbetur Aleks Preka

Motivi i ngjarjes dyshohet paraprakisht së eshtë gjakmarrja.

Njoftimi i policisë: 
Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular