NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se, duke nisur nga muaji shtator, do të vijojë me nxjerrjen e vendimeve për kërkesat për njohje pronësie.
Një numër i konsiderueshëm dosjesh rezultojnë ende me dokumentacion të paplotë, pavarësisht njoftimeve të dërguara nga ATP-ja për plotësimin e tij.
Mungesa e dokumentacionit të kërkuar mund të sjellë përfundimin e shqyrtimit me vendim për mosnjohje pronësie ose rrëzim të kërkesës.
Çdo subjekt ka të drejtë ta ankimojë vendimin brenda afatit ligjor 30-ditor në gjykatën kompetente të apelit.
Për të marrë njoftimin e vendimit në kohë, ju lutemi të përditësoni pranë ATP-së adresën e banimit dhe të dhënat e tjera të kontaktit.








