HomeKultureSot të gjithë bëhen heronj nga spektaklet televizive, ndërkohë ja çfarë pohonte...

Sot të gjithë bëhen heronj nga spektaklet televizive, ndërkohë ja çfarë pohonte Kasem Trebeshina/nga Kastriot Kotoni

Advertismentspot_img

nga Kastriot Kotoni
“Sot të gjithë bëhen heronj nga spektaklet televizive, ndërkohë që Kasem Trebeshina pohonte: nuk jam, e nuk kam qenë disident, lirinë e kisha në shpirt dhe mëndje, në burg kam qënë vetëm fizikisht”

Kush do ta ketë nderin për ta  lexuar librin “Koha tani vendi këtu”, këtë libër të rrallë, një ditë do të më jap të drejtë. Habitem , pse u ka shpëtuar botuesve ky libër? Një libër ku simbolika, forca e njeriut për të përballuar të keqen, është si një lojë, fundja siç shkruan ai: “kur njeriu bie në dëshpërim kërkon vdekjen si shpëtim, por loja fillon, kur atij i duhet të ushqehet dhe të kërkojë ushqimin, kështu është edhe ardhmja që bëhet e shkuar dhe e shkuara që bëhet e ardhme nga kujtesa.  Një bisedë imagjinare me një rrap shumëshekullor dhe krijon një botë, ku njerëzit e shtyjnë jetën më shumë në luftë kundër njerëzimit. Përballë një historie të vërtetë lufte një partizan 18 vjeçar në pozicionin e komisarit të batalionit ndodhet në rrethana krejt të paimagjinueshme, dëshmitar në një egzekutim, pushkatim në zbatim të urdhërave të komandës partizane. Nëna e të pushkatuarit i thotë të birit 17 vjeçar : “Shko bir se të kanë thirrur për në kuvend me burrat”, skenë e tmerrshme, për t’i zbutur djalit tronditjen psiqike dhe i dukej sikur e dorëzoi  me duart e saja në krah të vdekjes. Duhej zbatuar ligji i luftës, “më vrave të vrava.” Në tregimet e tjera na shfaqen personazhe mitike, por me fenomene të gjithkohëshme, kur njeriut i ndodhin situata të pakonceptueshme për t’u vënë në provë me karakterin dhe moralin individual dhe shoqëror. Këtu është për t’u theksuar titulli i i këtyre tregimeve është sa sinjifikativ, por edhe paralajmërues i tillë si : “Vendi këtu koha tani”, që domethënë se në art, nuk ka rëndësi kujt vendi dhe kohe i referohet simbolikisht shkrimtari, por ajo çfarë shkruhet është e përjetshme. E rimerr këtë filozofi të së “Tashmes së përjetshme”, në shumë nga veprat e tij Kasem Trebeshina. Ai ka një përcaktim të tijin filozofik për “Çastin kozmik, i cili ndodh aty ku takohen e tashmja e ardhmja dhe e shkuara, që i flet të gjitha kohërave.” Ndryshe nga “Odin Mondvalseni ” ku fakti Orwellian, është përmasë e pamat  e absurdit shqiptar, në këto tregime tokësore sundon rrëfimtari i vetmuar. Në bisedat e mia të fundit me të , Kasemi më ka folur për një vepër të cilës i kishte vënë titullin “Planejada”, për të cilën kishte bindjen, se ajo do të ishte vepra më e mirë letrare e tij. Po fatin e saj, nuk e di çfarë ka bërë i nipi i tij në Stamboll. Letra për Enver Hoxhën dërguar nga Kasemi ekziston në Arkivin e Shtetit, si dhe dosjet e gjyqeve kundër tij. Vlen të përmend disa gjëra që kam biseduar me të lidhur me luftën, si p.sh : Vetëm në një luftim me gjermanët në bregdetin shqiptar, ai kishte zënë rob një kolonel gjerman dhe 841 robër. Lufta ishte për çlirimin e atdheut dhe ballistët nuk e kapën çastin historik. Ata u bënë në shumicën e rasteve me gjermanin.

Ndër bisedat tona, ai kishte dhe ruante një respekt ndaj klerikëve shqiptar, të cilët i kishte njohur nëpër burgje dhe internime, të cilët i konsideronte, siç thoshte ai: “Ata ishin sa për tre Akademi për mua dhe Shqipërinë.” Historitë me shpullën që i dha një gjenerali serb në hotel Albania në mes të Beogradit , sepse ai kishte sharë shqiptarët në sy të Kasemit, besoj se dihet botërisht. Po ashtu,  kur ishte për studime në Rusi u tha petagogëve rus: ” Anglezët, italianët,  francezët dhe amerikanët e spanjollët,  paskan fjetur gjumë dhe i gjithë arti botëror  qenka sipas jush, vetëm rus?” Po kujtoj një nga ato ditë vjeshte tek ish restorant “Bogova”, kur më prezantoj me një doktor psikiatër Nazmi Shtinon dhe pasi përshëndeti e pyeti: “Tregoji këtij djalit se si donin të më shpallnin të çmendur që të më shpëtonin nga burgu.” Dhe kur ju dola se nuk isha, çfarë të thanë ata të Sigurimit?”  “Ne kemi urdhër nga Paritia që t’u themi rusëve , se  Kasemi është me problememe mendore”. Në vlerësimin e tij për Enver Hoxhën, ai ishte deklaruar vërtet kundër hapur, dhe në kohën e luftës për qëndrimin pasiv ndaj armikut, ku si rezultat u shpartalluan 4 brigada partizane, por kur e pyesje për raportet e Enverit me Byronë Politke, ai shprehej: “PAS 90 VENDEVE BOSH,  VINTE MEHMETI ÇUDITËRISHT NJË USHTAR I BINDUR I ENVERIT.” Agron I, ish gjykatës në gjyqin e Kasemit, pranoi të bisedonte mes ne të dyve d.m.th unë dhe Kasemit për argumentin që kishte gjetur pasi i kishte lexuar 12 libra të  Trebeshinës  dhe kishte krijuar bindjen e thellë që ato ishin libra në kundërshtim me metodën e Realizmit socialist, shkurt kundër vijës së partisë. Gjyqi zgjati 10 minuta, ndërsa Kasemi e pohoi vetë se,  në ato vepra, nuk kishte asgjë të përbashkët me letërsinë e Realizmit socialist. Shkrimtari, poeti dramaturgu Kasem Trebeshina , nuk mund ta pranonte se ishte disident ai më është shprehur: “Unë e kisha lirinë në shpirt e në mëndje, në burg isha vetëm fizikisht.”  Kasemit deri ditën që u nda nga kjo botë, nuk iu ndanë fatkeqësitë, por mirë që i doli në vitet 2000, nipi një inxhinier i zoti nafte (djali vajzës), i cili i krijonte kushte që ai të qëndronte në Stamboll për çdo vit nga gjashtë muaj, dhe kthehej plot mall për Shqipërinë. Në çdo shkrim të përkthyesit të tij nga gjuha italiane Edmond Çali, Hans- Jochim Lanksh studiues gjerman, At Zef Pllumi, botuesit Petraq Risto, petagoges Anila Mullahi, Mimoza Ahmeti poete, shkrimtari Naun Prifti, studiuesi, Adrian Klosi, studiuesit Adrian Vebiut, shkrimtari Roland Gjoza, Ramadan Musliu kritik, Veli Karahoda artist, studiues Aurel Plasari, Behar Gjokës kritik,  Visar Zhitit shkrimtar, të ndjerit Nuri Dragoi, Fiorela Katroshi stdudiuese, Nasho Jorgaqi shkrimmtar, shkrimtari Mehmet Myftiu, Mitro Çelës gazetar dhe media dhe forume apo portale të ndryshme, botuesve nga Kosova, do të gjeni pjesë të sinqerta dhe studiues serioz të veprës së tij. Shteti shqiptar me heshtjen e tij në këtë përvjetor, nuk bën mirë që vendos, kush është apo jo në panteonin e kombit. Atë le ta gjykojë koha. Kasem Trebeshinën edhe po nuk e nderuan instancat shtetërore do ta nderojnë brezat, ky fenomen është i njohur si cikli i rishikimit të vlerave qoftë edhe për 50 apo 100 vjetët e ardhshëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular