HomeKronikeEMRI/Krimi në familjen shqiptare në Greqi, vrau gruan me thikë, më pas...

EMRI/Krimi në familjen shqiptare në Greqi, vrau gruan me thikë, më pas tentoi edhe vetëvrasjen! Identifikohet çifti

Advertismentspot_img

Mesditën e sotme në Greqi ka ndodhur një krim i rëndë në familjen shqiptare, ku burri vrau me thikë gruan dhe më pas tentoi edhe vetëvrasjen.

Bëhet fjalë për familjen Meço, ku burri 53 vjeç  Bujar Meço nga Gramshi vrau gruan e tij, Emsa Meço 44 vjeçe.

Çifti shqiptar ishte prindër i tre fëmijëve.

Ngjarja ndodhi në zonën e Rodopit, ndërsa rrethanat e sakta të krimit janë ende nën hetim. Gruaja u plagos rëndë me thikë dhe u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari tentoi vetëvrasjen.

Sipas raportimeve të para, një prej fëmijëve të çiftit ka njoftuar autoritetet greke për ngjarjen.

Çifti ka pasur probleme edhe më parë. Në 2022 në Heraklion të Kretës, Esma Meco kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim. Në atë kohë, Bujar Meco ishte arrestuar në kuadër të një ndalimi policor të lidhur me një rast dhune në familje.

Hetimet e autoriteteve greke vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular